Janë bërë 16 vjet që nga koha kur Kosova u bë me aktin më të lartë juridiko-politik. Kushtetuta e Republikës së Kosovës u ratifikua në Kuvend më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.
Përgjatë kësaj kohe sipas profesorit Xhavit Shala, Kushtetuta pësoi edhe plotësim-ndryshime, duke përmbushur misionin e saj në shtetndërtim.
“Kështuqë dmth me qenë misioni i saj në shtetndërtim është realizuar, në ndërtimin e sistemit juridik thuaj normave juridike, është realizuar ndërtimi i institucioneve demokratike dhe funksionale dhe për ato institucione po e kryejnë misionin konfort Kushtetutës është realizuar dhe vetëdija qytetare për me i njohur të drejtat e tyre kushtetuese me respektuar Kushtetutën është realizuar”, deklaroi Shala.
Në një prononcim për UBTNews, Shala thotë se Kushtetuta pësoi ndryshime edhe në aspektin e respektimit të drejtave të njeriut. Ndonëse përmend faktin që minoritetet ndonjëherë janë pengesë e krijimit të politikave në vend.
“Ata po shfaqin pengesë në realizimin e misionit kushtetues siç janë përshembull format kushtetuese ku pa pjesëmarrjen edhe të tyre nuk mund të realizohet ta themi edhe interesi i shoqërisë në tërësi, prandaj fryma kushtetuese këtu ka qenë vërtetë një frymë demokratike integruese, një frymë që kërkon koncensus në vendimmarrje dhe gjithmonë duke i faktorizuar dhe favorizuar komunitetet pakicë”, deklaroi ai tutje.
Ai më tutje foli edhe për rastet kur është shkelur Kushtetuta e shtetit.
“Por për me realizar një projekt ndoshta politikë partiak shpesh here ka ardhur deri tek cenimi dhe shkelja e Kushtetutës edhe kjo për fat të keq themi këto 16 vite edhe parlamenti edhe qeveria edhe presidenti edhe udhëheqësit e komunave kanë rënë, nuk e kanë ruajtur respektin ndaj Kushtetutës për arsye që e kanë shkelur dhe kjo shkelje nënkupton që qytetarët nëqoftëse subjektet politike nuk i ngrisin vetëdijen me respektuar Kushtetutën, qytetarët duhet me i ndëshkuar”, tha ai.
Kushtetuta e vendit përfshin gjithsej 14 kapituj dhe 162 nene./UBTNews/
Realizoi: Dea Berisha