UBT News

Kosova renditet ndër pesë vendet e fundit në PISA, Nagavci i quan rezultate të pritshme

Kosova është ranguar në vendin e 76-të për lexim në testin e PISA-s për vitin 2022, nga 80 shtete pjesëmarrëse, ndërsa është në vendin e 77-të për shkencë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se këto kanë qenë rezultate të pritshme. duke pasur parasysh problemet me mësimin gjatë pandemisë. Gjithashtu Ministria e Arsimit ka thënë se ka rënie të pikëve në fusha të ndryshme nga 12 deri në gjashtë pikë në krahasim me testin e vitit 2018, kur PISA u mbajt për herë të fundit.

“Në testin PISA nga Kosova kanë marrë pjesë gjithsej 6 mijë e 27 nxënës nga 220 shkolla. Rezultatet të cilat janë bërë publike sot kanë qenë të pritshme, duke pasur parasysh që u organizua në pranverë të vitit 2022 kemi pasur një situatë menjëherë pas pandemisë kur mësimi u zhvillua nga distanca dhe me ndërprerje ka qenë e pritshme edhe nga raportet vendore, por edhe nga studimet e ndryshme ndërkombëtare për shkak të situatës së pandemisë nxënësit kanë pasur rënie dhe këto janë studiuar më testime të ndryshme. Të vedijshëm për humbjet e shkaktuara nga pandemia më të marrë detyrën kemi bërë edhe mësimin shtesë për fëmijët tanë, jo të gjitha komunat e kanë plotësuar. Nga rezultatet në testin PISA në matematikë ka dallime gjinore. Sipas rezultateve në matematikë 9 pikë janë në favor të djemve ndërkaq në lexim vajzat kanë performancë më të lartë rej 25 pikë po ashtu edhe në shkencë kanë performancë më të lartë prej 6 pikë. Kosova radhitet e 76-ta nga 80 vende pjesëmarrëse më 382 pikë, Kosova në shkencë radhitet me 357 pikë”, deklaroi ajo.

Exit mobile version