UBT News

Kosova regjistron 25 raste të reja me koronavirus

A vial labelled with the Pfizer-BioNTech coronavirus disease (COVID-19) vaccine is seen in this illustration picture taken March 19, 2021. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration/File Photo

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të dielën 25 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 2,102 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 25 korrik është shëruar një pacient nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 161.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,017 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,265 kanë vdekur.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Në 24 orët e fundit ndonjërën nga këto vaksina kanë marrë 1,149 persona.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 108,700, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 357,920.

Exit mobile version