Italia i ka dhuruar sot Laboratorit të Mikrobiologjisë në QKUK reagentë në vlerë mbi tre milionë euro.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u shpreh i lumtur me këtë donacion, si dhe falënderoi Italinë për ndihmën e ofruar gjatë kësaj periudhe.
“Italia vazhdon të na mbështet me donacione të vlefshme në këtë kohë të pandemisë. Së bashku me ambasadorin e Italisë në Kosovë, z.Nicola Orlando, morëm pjesë në ceremoninë e dorëzimit të reagentëve në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QKUK, me vlerë mbi tre milionë euro, të financuara nga “Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor” (AICS), në kuadër të projektit “Mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë”.Faleminderit AICS, falë kësaj ndihme, është gati të filloj punën ky laborator.Po ashtu, Italia ka sjellë profesionistë shëndetësorë për të na ndihmuar në përballjen kundër Covid-19.Italia dhe shtetet mike po na ofrojnë përkrahje të rëndësishme në këtë kohë të vështirë dhe ne kemi një listë të gjerë me donacionet që na kanë dhuruar, ndihmë kjo shumë e rëndësishme për shëndetësinë tonë.”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews