Kosova ka pranuar 35 mijë e 100 doza të vaksinës Pfizer përmes programit COVAX, si donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është vetëm një pjesë e vaksinave që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë për Kosovën nga gjithsej 500 mijë doza që pritet të vijnë në vazhdim.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ripërsëritur se vaksinimi është akti më patriotik në këtë kohë, duke shtuar se ky donacion dëshmon miqësinë ndërmjet të dy shteteve dhe iu referua fjalës së urtë popullore “Miku i mirë në ditë të vështirë”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se këto vaksina të dhuruara do të administrohen për një ditë e gjysmë dhe se brenda vitit do të imunizohen 60% e popullatës.
Ambasadori i ShBA-ve, Philip Kosnett tha se vetëm të bashkuar mund ta mposhtim virusin COVID-19./UBTNews