UBT News

Kosova pranon dronë të blerë nga Shtetet e Bashkuara

Kosova ka pranuar fluturake pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëri të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Maqedonci njoftoi në Facebook se pranimi është bërë javën e kaluar ndërkaq, blerja është bërë përmes programit shtet më shtet.

Ministria e Mbrojtjes prokurimin e Fluturakeve pa Pilot “Puma” nga ShBA e ka realizuar përmes programit shtet më shtet të njohur si Foreign Military Sale (FMS). Pagesa për këtë sistem është realizuar në vitin 2021. Flututuraket Puma krahas fluturakeve tjera janë një kapacitet tjetër i nevojshëm për rritjen e aftësive të FSK në fushën e sistemeve ajrore pa pilot”, shkroi Maqedonci të hënën, më 8 shtator.

Ai tha se bashkëpunimi me SHBA-në në fushën e mbrojtjes po thellohet dhe “zgjerohet vazhdimisht duke kontribuar në zhvillimin e ushtrisë tonë si dhe në arritjen e interesave të përbashkëta të dy vendeve tona”.

Forca e Sigurisë së Kosovës është në procesin e transformimit i cili ka nisur në vitin 2018. Faza e tranzicionit është paraparë të zgjasë dhjetë vjet./D.B/KP

Exit mobile version