UBT News

Kosova pranoi kontigjentin e parë të vaksinave Pfizer BioNTech

Vaksina e kompanisë farmaceutike amerikane Pfizer dhe asaj gjermane BioNTech është ndër vaksinat e para që u aprovua për përdorim kundër COVID-19.

Rregullatorët shëndetësorë në SHBA dhe Evropë e kanë miratuar për përdorim te personat 16 vjeç e lart. Kjo vaksinë u dëshmua 95% efektive.

Efektet anësore

Efektet anësore që më së shumti u vërejtën e që zgjatën disa ditë janë: dhimbje në vendin e injektimit, lodhje, kokëdhimbje, dhimbje e muskujve, dhimbje e nyjeve dhe temperaturë. Madje njerëzit më shumë i përjetuan këto efekte anësore pas dozës së dytë sesa pas dozës së parë.

Si merret vaksina?

Vaksina e Pfizerit merret në dy doza. Dozën e dytë duhet ta merrni tri javë pas dozës së parë.

Kosova dhe vaksinat Pfizer

Kosova mbrëmë ka pranuar kontigjentin prej 4 mijë e 680 dozave të vaksinës së Pfizerit, donacion nga Bashkimi Evropian. Kjo është pjesa e parë e 95 mijë dozave që Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Përparësi për imunizim edhe në këtë fazë kanë profesionistët shëndetësorë./UBTNews

Exit mobile version