A e keni menduar ndonjëherë se ku jetojnë njerëzit më të lumtur në botë?
Lumturia e njerëzve nuk matet thjesht me para apo pasuri. Disa vende duket se kanë zbuluar recetën e veçantë për të jetuar më mirë, për të qeshur më shpesh dhe për të ndjerë më shumë liri në jetën e përditshme. Çfarë e bën një shoqëri vërtet të lumtur?
Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tre vendet më të lumtura në botë janë: Finlanda, Islanda dhe Danimarka. Finlanda u shpall vendi më i lumtur për herë të 9-të radhazi, Islanda është e dyta dhe Danimarka e treta. Kjo renditje bëhet nga Qendra për Kërkime mbi Mirëqenien në Universitetin e Oksfordit dhe përfshihet në raportin vjetor mbi lumturinë globale.
Kosta Rika u rendit e katërta – renditja më e lartë ndonjëherë për një vend nga Amerika Latine. Pas saj, vendet nordike vazhdojnë: Suedia e 5-ta dhe Norvegjia e 6-ta. Në top 10 janë edhe disa vende evropiane: Holanda e 7-ta, Izraeli e 8-ta (i vetmi vend nga Lindja e Mesme në top 20), Luksemburgu e 9-ta dhe Zvicra e 10-ta.
Kosova renditet e 16-ta, duke lënë pas vende si Gjermania, Austria, Sllovenia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Kosova po tregon përmirësime të dukshme dhe renditet mes vendeve më të lumtura të botës. Ky pozicion i lartë tregon se përpjekjet për mirëqenie, liri dhe besim në shoqëri po japin fryte, duke e afruar vendin drejt një të ardhmeje më të lumtur për qytetarët e tij. Studiuesit marrin parasysh gjashtë faktorë për të shpjeguar ndryshimet midis vendeve: pasurinë për frymë, jetëgjatësinë, bujarinë, perceptimin për lirinë dhe për korrupsionin.
