Kosova i bashkohet sot Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përkujtimin e viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001.
Në këtë ditë, në Kosovë do të zhvillohen disa aktivitete përkujtimore në nderim të mijëra personave që humbën jetën në sulmet që tronditën SHBA-në dhe botën.
Në ora 09:00, ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, do të bëjnë homazhe te memoriali “Kosova Kujton”, kushtuar viktimave të 11 Shtatorit në SHBA. Pas homazheve, Haxhiu dhe Kurti do të mbajnë fjalë rasti.
Në ora 09:30, Peja Peace Forum do të organizojë në Pejë një tryezë të rrumbullakët për nderimin e viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.
Në ora 09:40, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, së bashku me deputetët e kësaj partie, do të bëjnë homazhe te memoriali “Kosova Kujton”.
Ndërkaq, në ora 10:00, delegacioni i Aleancës do të bëjë homazhe pranë memorialit “Kosova Kujton”, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në ora 11:00, Shoqata “Miqtë e Amerikës” do të mbajë aktivitetin tradicional përkujtimor me rastin e 25-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në SHBA.
Përmes këtyre aktiviteteve, Kosova shpreh solidaritetin dhe respektin për viktimat, familjet e tyre dhe popullin amerikan./A.K/
