Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde kanë nënshkruar shkëmbimin e protokollit të bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.
Me këtë marrëveshje, Gjermania i jep Kosovës 72.1 milionë euro, 34 prej të cilave janë grant, sipas ministres Bajrami.
Ajo ka sqaruar se prej këtij granti do të përfitojnë shumë komuna, kurse 2.8 milionë euro do të përdoren për ndihmë për anëtarësim në BE.
“Falënderojmë të gjithë taksapaguesit gjerman për kontributin që japin për Kosovën. Ndihmat e dhëna kapin shifrën e 730 milionë eurove që nga pas lufta, shumë institucione kanë ngritur kapacitet falë ndihmës nga Gjermania”.
“Gjermania jep grant prej 72.1 milionë euro, ku 34 milionë euro janë grante të cilat janë në projekte të ndryshme, kurse 2.8 milionë për ndihëm për anëtarësim në BE”.
Kurse ambasadori Rohde u shpreh se shteti që përfaqëson do të vazhdojë të jetë krahë Kosovës në çdo projekt, raporto EO.
“Ky bashkëpunim do të vazhdojnë ende. Kemi më së shumti komunitet të diasporës që vijnë nga Kosova në Gjermani”.
“…jemi partner të besueshëm të qëndrueshëm. Ne jemi duke qëndruar këtu, do të vazhdojmë të jemi partnerët tuaj”.