Ministria e Drejtësisë e Kosovës e ka paditur komunën e Budvës në Mal të Zi dhe kompaninë “Sunraf beach properties”, duke kërkuar 4 mijë e 500 metra katrorë në shëtitoren Rafailoviq, e cila më herët shërbente si vendpushim për fëmijë.
Gazeta Vijesti shkruan se në këtë padi pretendohet se parcela “Ganimete Tërbeshi” ishte blerë gjashtë dekada më parë nga autoritetet e Kosovës. Padia është dorëzuar në Gjykatën Themelore të Kotorrit.
Vijesti shkruan se Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata e Kotorrit të lëshojë një masë të përkohshme që ndalon hedhjen dhe tjetërsimin e tokës deri në përfundimin e kësaj lëndë në gjykatë.
Një kompleks shumëkatësh është duke u ndërtuar në këtë parcelë. Ky vendpushim për fëmijët më vonë ishte emëruar “Lahor”, sipas ndërmarrjes me po të njëjtin emër nga Prishtina./UBTNews