Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ekipi i Përfaqësueses së Kosovës është nisur për në Spanjë.
Furia e Kuqe do të jetë nikoqir i Dardanëve në takimin që luhet më 31 mars (e mërkure) në Sevillë nga ora 20:45.
Lojtarët tanë e filluan aventurën kualifikuese në Kampionatin Botëror me humbje 2-0 ndaj Suedisë në të dielën mbrëma.
Por, Bernard Challandes do të kërkojë nga djelmoshat e tij që të lënë pas krahëve këtë sidë dëshpëruese dhe të fokusohen në atë ndaj spanjollëve.
Spanja nuk është se e filloi furishëm këtë fazë kualifikuese, pasi barazuan 1-1 ndaj Greqisë, derisa fituan 2-1 përballë Gjeorgjisë në sekondat e fundit të takimit.
Suedia është lider i Grupit B me gjashtë pikë, Spanja me katër, Greqia me një, Kosova dhe Gjeorgjia ende pa pikë.