Posta e Kosovës ka marrë nën kontroll një objekt në Graçanicë i cili më herët përdorej nga posta e Serbisë. Ky objekt ishte mbyllur në janar të këtij viti, në kuadër të veprimeve për të shuar institucionet që funksionin sipas sistemit të Serbisë.
Ende nuk ka ndonjë deklarim nga institucionet sa i përket këtij zhvillimi dhe nuk dihet se për çka do të përdoret ky objekt.
Në vitet e fundit ka pasur mbyllje edhe të disa objekteve të tjera si Banka Kombëtare e Serbisë, Banka Kursimore Postare dhe disa organe të tjera të përkohshme komunale.
Autoritetet në Kosovë i konsiderojnë ilegale dhe paralele institucionet serbe./D.B/KP