Sipas Covid Data Check, Kosova është shteti me numrin më të ulët në Evropë të të infektuarve me Covid.
Pavarësisht se në rajon dhe me gjerë vala e katërt e pandemisë COVID-19 tashmë ka mbërthyer, në Kosovë vazhdon të qëndrojë situatë e qetë.
Rastet e reja me COVID-19 vazhdojnë të mbesin të ulëta, ndërsa edhe numri i viktimave pothuajse ka rënë në zero.
Raste aktive në nivel vendi kanë shënuar rënie, ku kanë mbetur 407 raste aktive.
Dje janë konfirmuar 5 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 474 testime të kryera.
Komuna me numrin më të madh të rasteve aktive është Prishtina, me 69 raste, më pas Ferizaj me 45, Kamenica me 34, Prizreni me 31, Gjilani me 24, Klina me 22 e të tjera./albinfo.ch/