Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka votuar Projektligjin për amendamentimin të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim.
Kryetarja e Komisionit Fatmire Kollçaku ka kërkuar që të miratohet ky projektligj.
Më pas ajo ka bërë të ditur se për të mërkurën e ardhshme e kanë caktuar tryezë për të drejtat e pacientëve.
“Do të ftohen Shoqata për të drejtat e pacientëve edhe Odat, drejtorin e burgjeve sepse mundet me pas shkelje të drejtave të pacientëve, drejtorët e spitaleve, ministrin e Shëndetësisë. Sa i përket mirëqenies sociale do të dakordohemi ta ftojmë edhe ministrin e Financave Hekuran Murati”.
Deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj ka thënë se uron që të implementohet kjo marrëveshje.
“Unë kam qenë drejtor atëherë dhe të gjitha pajisjet kanë qenë jofunksionale. Prandaj mendoj që dështimi i fazës së parë është se nuk kemi informacion të duhur”.
“Në parim jam pro. Kërkoj të jemi në implantim të kësaj marrëveshje. Nëse kemi fokus sigurinë e pacientëve duhet të ftohen ata që janë akterë”.
Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu tha se kjo marrëveshje nuk krijon kosto shtesë.
“Mund të marrim iniciativë që drejtorit gjeneral me bo inspektim. Mendoj se është një ndihmesë për pajisjet mjekësore”.
“Duhet të jenë të gjitha shoqatat që merren me mbrojtje të pacientëve. Duhet të jetë edhe ndonjë përfaqësues nga sektori privat”.
Kurse deputeti i VV-së Haxhi Avdyli, tha se e përkrahë marrëveshjen.