UBT News

Kosova e nis me humbje kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”

Ka nisur me humbje aventura e Kosovës për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.

“Dardanët” janë mposhtur nga Suedia me rezultat 3 – 0 në stadiumin që mbanë emrin e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Goli i parë i mysafirëve erdhi në minutën e 12′ nga Augustinsin dhe ky njëherit ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Kosova nuk arriti të bëjë diçka më shumë madje pranoi edhe dy gola të tjerë nga Isak dhe Larsson, i cili realizoi nga penalltia.

Në ndeshjen e radhës Kosova ballafaqohet me Spanjën, sfidë kjo e cila zhvillohet të mërkurën në Sevilla. Grupin B e kryeson Suedia me gjashtë pikë, e ndjekur nga Spanja me katër pikë, kurse Kosova renditet e fundit pa pikë.

Exit mobile version