Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u takua sot me zëvendësministrin e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani, me të cilin diskutuan për situatën epidimiologjike në të dy shtetet.
Zemaj përmes një shkrimi në Facebook njoftoi se në këtë takim u theksua se përmirësimi i situatës me COVID-19, jep mundësinë e rishikimit të masave lidhur me qarkullimin mes dy shteteve.
“Në takim u theksua se përmirësimi i situatës lidhur me Covid-19 në dy vendet tona, jep mundësinë e rishikimit të masave lidhur me qarkullimin midis dy shteteve, duke ndihmuar kështu edhe subjektet e fushës ekonomike që të përballojnë situatën e krijuar nga Covid-19.U dakorduam që bashkëpunimi midis dy shteteve të intesifikohet edhe më tej në interes të shëndetit të qytetarëve të dy shteteve.”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews