Ministria e Kulturës dhe Informacionit e Serbisë ka reaguar një ditë pasi institucionet kosovare nisën procesin për të kërkuar llogari dhe dëmshpërblim nga Serbia për shkatërrimin e monumenteve në Kosovë.
Ministria serbe e Kulturës e konsideron këtë siç thotë në një deklaratë si “farsë dhe një hap tjetër të Prishtinës më tej në përshkallëzimin e marrëzive”.
“Siç kemi theksuar në disa raste, kjo është një përpjekje për të përvetësuar dhe abuzuar verbërisht trashëgiminë kulturore serbe në funksion të krijimit të iluzionit të legjitimitetit të të ashtuquajturave institucione”.
“Kjo përpjekje për mashtrim, drejtuar kryesisht ndaj publikut ndërkombëtar, fillon nga supozimi i keq që duke imituar ngathët shtetin, ai do të arrijë agjendën e tij të njëanshme dhe shkatërruese, në të cilën trashëgimia kulturore synon ekskluzivisht të luajë rolin e një perdeje të tymosur dhe një peng”.
“Në këtë rast, akuza e atyre që ushqejnë arritjet dekada të gjata të shkatërrimit të trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë është veçanërisht e errët, pikërisht në kurriz të atyre që e përkushtuan dhe sakrifikuan atë trashëgimi kulturore”.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë të mërkurën se Qeveria ka votuar themelimin e Komisionit shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës gjatë luftës më 98/99, njofton Klankosova.tv.