UBT News

“Kosova dhe Serbia duhet ta kenë prioritet dialogun”

Kosova dhe Serbia duhet ta kenë prioritet dialogun. Kështu ka deklaruar ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde pas takimit që ka zhvilluar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Një diskutim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Mirosllav Lajçak, për dialogun Beograd – Prishtinë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi është rruga para. Dy shtetet duhet ta kenë prioritet dialogun”, ka shkruar Ann Linde në Twitter.

Kurse emisari i BE-së njoftoi se në këtë takim u diskutua për nevojën për të forcuar kredibilitetin e BE-së në rajon, dialogun dhe rolin e rëndësishëm që OSCE-ja luan në këtë fushë.

“Para diskutimit sot në Këshillin e Çështjeve të Jashtme për Ballkanin Perëndimor, jam takuar me ministren e Jashtme të Suedisë dhe kryetaren e OSCE-së, Ann Linde. Kemi folur për nevojën për të forcuar kredibilitetin e BE-së në rajon, dialogun dhe rolin e rëndësishëm që OSCE-ja luan në këtë fushë”, ka shkruar Lajçak në Twitter./UBTNews

Exit mobile version