UBT News

Kosova dhe Katari zotohen për thellim të bashkëpunimit

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla zhvilloi një video-bisedë me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, sheikun Mohmmed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Haradinaj-Stublla u shpreh se me homologun e saj u dakorduan dhe për finalizimin e shumë marrëveshjeve bilaterale në fushën ekonomike, tregtare, konsullore, dhe kulturore të cilat janë në fazën finale të negocimit.

“Në një video-bisedë me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit Sheikun Mohmmed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani falënderova për mbështetjen e vazhdueshme ekonomike të Katarit për Kosovën, si dhe për përkrahjen politike në shumë procese të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Hapja e Ambasadës sonë në Doha në vitin 2019 është shprehje e lartë gadishmërie për të avacuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe. Me homologun sot u dakorduam edhe për finalizimin e shumë marrëveshjeve bilaterale në fushën ekonomike, tregtare, konsullore, dhe kulturore të cilat janë në fazën finale të negocimit.”, shkroi Haradinaj-Stublla në Facebook./UBTNews

Exit mobile version