Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka nënshkruar marrëveshje bilaterale me ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, transmeton UBT News.
Kjo marrëveshje mbulon fushat kryesore si: trajnime, angazhime në operacione të përbashkëta, dhe shkëmbim të praktikave më të mira.
Ndërkaq ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuara, z. Heappey vlerësoi raportin me Kosovën dhe marrëveshjen të cilën e cilësoi historike.
“Kosova është një partner i çmuar i mbrojtjes dhe ne vazhdojmë të punojmë ngushtë për të siguruar stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Ishte fantastike të nënshkruhej sot marrëveshja historike, e cila vë themelet për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin tonë”, u shpreh ai, përcjell UBT News.
Njoftimi i plotë nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës:
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës me partneritetit të fuqishëm me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është pritur në takim nga ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey. Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit Bilateral të Mbrojtjes.
Me këtë Marrëveshje, të dy ministritë kanë rënë dakord për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, që mbulon fushat kryesore si: trajnime të përbashkëta, angazhime në operacione të përbashkëta dhe shkëmbim të praktikave më të mira.
“Falënderim dhe mirënjohje e thellë për Mbretërinë e Bashkuar, për gjithë kontributin dhe mbështetjen e dhënë për vendin, qytetarët dhe ushtrinë tonë”, u shpreh ministri Mehaj për këtë rast./UBTNews