Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë në raport me situatën me Ukrainën.
Ekzekutivi ka harmonizuar me Bashkimin Evropian dhe ShBA-në pakon e dhjetë të sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme të Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë sot se në kuadër të sanksioneve ekonomike do të përfshihen edhe ndalimi i eksporteve të teknologjisë kritike në Rusi dhe kufizimin e shtetasve rus në çfarëdo pozicioni insitucional.
Krahas kësaj, Qeveria në mbledhjen e sotme ka dhënë mendim pozitiv për nismën legjislativie të Kuvendit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për zgjedhje të përgjithshme.