Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadoren e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, ku u konfirmua pajtueshmëria për miratimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës nga ky shtet.
“Ambasadorja Ziv e njoftoi Presidenten Osmani se pas kërkesës së Presidentes drejtuar institucioneve të Izraelit, qeveria e Izraelit ka shprehur pajtueshmërinë për miratimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentes.
Përmes kësaj marrëveshjeje, qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohet udhëtimi pa viza në Izrael për qëllime turistike./UBTNews/