UBT News

Kosova anëtare e asocuar e NATO-s, konsiderohet se kjo ofron më shumë siguri

Me shumicë votash, me 27 maj Asambleja Parlamentare e NATO-s, votoi pro avancimit të statusit të Kosovës në këtë organizatë.

Nga anëtare vëzhguese, Kosova u bë anëtare e asocuar e ogranizatës ushtarake veri-atlantike.   

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Hysen Gecaj, tregon se çfarë nënkupton ky avancim për Kosovën.  

“Tani është edhe pjesëmarrëse e drejtpërdrejt, ku ka drejtë ketë një numër caktuar asamleistëve ku do organizojnë, koordinojnë dhe do japin propozime, ide emër Republikës Kosovës për çështje i përkasin mbrojtjes dhe sigurisë” – tha Gecaj për UBTnews. 

Edhe ish-zëvendësministri i brendshëm, Selam Shkodra, thotë se ngritja e Kosovës në këtë pozitë, ofron më shumë siguri.

“Është një avancim i statusit të vendit siç është Kosova dhe mendojë se kjo ofron më shumë siguri në rajon, në vendin tonë e gjithë kontinetin evropian” – shprehet Shkodra. 

Asambleja Parlamentare e NATO-s është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare. 

Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s. 

Anëtarët e asocuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj./UBTNews/

©️ Fjolla Gashi 

 

Exit mobile version