UBT News

Kosnett takon Kurtin

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett mëngjesin e së martës ka shkuar në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, ku u prit nga lideri i kësaj partie, Albin Kurti.

Pas takimit, ai nuk është deklaruar për media. Vizita e tij ndodhi pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare, ku Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve.

Kosnett pas zgjedhjeve kishte përgëzuar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike duke thënë se Amerika qëndron krah Kosovës.

Exit mobile version