Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, pas takimit me emisarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u shpreh se SHBA-të dhe BE-ja do të punojnë për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
“I kënaqur që u takova me Lajçakun, me të cilin diskutuam interesat e përbashkëta në vazhdimësinë e dialogut. Marrëveshjet e Washingtonit plotësojnë procesin e drejtuar nga BE. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur qëllime të përbashketa, normalizimin dhe njohjen reciproke Kosovë-Serbi”, ka shkruar Kosnett në Twitter./UBTNews
Enjoyed meeting EUSR Lajčák to discuss common interests in the ongoing Dialogue. The Washington Agreements complement this EU-led process. We will continue to work together to achieve shared goals — normalization & mutual recognition between #Kosovo & #Serbia.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) October 14, 2020