Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka vizituar sot selinë e Vetëvendosjes, ku u takua me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Kosnett uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje duke i dëshiruar sukses të mëtejmë. Ai uroi që nga ky proces sa më parë të kemi një qeveri e parlament funksional.
“Kryetari Kurti e falënderoi për urimin dhe vizitën, dhe ndau bindjen që shumë shpejt do ta kemi qeverinë e re, dhe mundësinë për të bashkëpunuar për projekte konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve tona”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes./UBTNews