UBT News

Kosnett pas arrestimit të tetë zyrtarëve policorë: Askush s’duhet të jetë mbi ligjin

Ambasadori amerikan në Kosovës, Philip Kosnett ka vlerësuar lartë bashkëpunimin mes qytetarëve dhe Inspektoratit Policor, që çoi në arrestimin e tetë zyrtarëve policorë.

Kosnett përmes një postimi në Twitter u ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë shkeljet e tilla.

“Askush s’duhet të jetë mbi ligjin. Sot, falë një qytetari të guximshëm, Inspektorati Policor arrestoi tetë zyrtarë policorë. Kjo erdhi pas një hetimi njëvjeçar në bashkëpunim mes Inspektorati i Policisë, Policia e Kosovës dhe Prokuroria”, ka shkruar ai në Twitter, teksa ka ftuar qytetarët se nëse shohin diçka të tillë të raportojnë shkeljet e policisë, por edhe të gjitha krimet tjera.

Lidhur me rastin janë bastisur disa lokacione si dhe janë sekuestruar nëntë telefona mobil, një veturë, si dhe disa dokumente./UBTNews

Exit mobile version