Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasadori amerikan, Philip Kosnett theksoi se një shtyp i lirë është përbërësi themelor në çdo demokraci të qëndrueshme.
Ambasadori Kosnett thotë se kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vetë demokracisë.
“Një shtyp i gjallë, i lirë – që e informon publikun, fuqizon zërat e ndryshëm dhe mban përgjegjës zyrtarët publikë – është përbërësi themelor në çdo demokraci të qëndrueshme. Gazetarët e meritojnë respektin dhe mbrojtjen tonë. Kërcënimet dhe sulmet ndaj tyre janë sulme ndaj vetë demokracisë”, thotë Kosnett.
Kjo ditë shënohet që nga viti 1993 e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila shërben për t’ua përkujtuar qeverive nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për lirinë e shtypit dhe po ashtu është një ditë reflektimi në mesin e profesionistëve të mediave për lirinë e shtypit dhe etikën profesionale./UBTNews
A vibrant, free press – one that informs the public, empowers diverse voices, & holds officials accountable – is an…
Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Monday, May 3, 2021