Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S.Kosnett, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ndaluar përdorimin e pajisjeve 5G të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit.
“Ne e përgëzojmë Kosovën për sigurimin që rrjetet e saj 5G janë në një ‘rrugë të pastër’, jo nga shitës të pabesueshëm, në përputhje me Marrëveshjet e Uashingtonit. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku drejt integrimit të sigurt të komunikimit rajonal dhe zgjerimit të ekonomisë dixhitale të Kosovës”, ka shkruar Kosnett në Twitter./UBTNews
We commend #Kosovo for ensuring its #5G networks are on a clean path, free of untrusted vendors, in line with the Washington Agreements. We will continue working together toward secure regional communications integration & expansion of Kosovo's digital economy.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) October 16, 2020