Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka vizituar dje Mitrovicën e Veriut ku është takuar me liderët politikë dhe shoqërinë civile, raporton Gazeta Express.
Kosnett ka shkruar se kosovarët mund të arrijnë paqen që ju duhet vetëm duke punuar së bashku për të zgjidhur problemet e përbashkëta.
“Vizitë e mirë, produktive në Veriun e Mitrovicës dje për diskutime me liderët politikë, shoqërinë civile dhe mediet e pavarura. Kosovarët do ta marrin paqen që u nevojitet, drejtësinë që e meritojnë dhe mirëqenien që e fitojnë vetëm duke punuar së bashku për t’i zgjidhur problemet e përbashkëta”, ka shkruar Kosnett.
Good, productive visit to Mitrovica/e North yesterday for discussions with political leaders, civil society, & independent media. Kosovans will only get the peace they need, the justice they deserve, & the prosperity they earn by working together to solve common problems. pic.twitter.com/ryxwZ7fMyZ
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) June 16, 2021