UBT News

Kosi, ushqim deal për ta luftuar ftohjen

Përballja me të ftohurën është e vështirë në çdo stinë. Disa nga aleatët më të mirë të sistemit imunitar janë vitaminat, mineralet dhe probiotikët.

Një nga ushqimet më të pasura me probiotikë është kosi, i cili sipas ekspertëve është ideal për të luftuar të ftohurën.

Studimet thonë se probiotikët ofrojnë përfitime të forta në zbutjen e simptomave dhe shkurtimin e kohëzgjatjes së të ftohurës.

A mjafton kosi për të luftuar të ftohurën?

Te kosi gjenden dy nga llojet më mirëbërëse të baktereve që janë të shëndetshm organizmin, gjë që e bën kosin një aleat të njeriut jo vetëm gjatë të ftohurës. Kosi është padyshim i mirë kundër të ftohurë sepse përmban edhe zink.

Ky mineral jo vetëm që forcon imunitetin por shkurton kohëzgjatjen e simptomave të të ftohurës, sasia e nevojshme e zinkut për të mundur sëmundjen është të paktën 75 miligramë.

Studimet tjera kanë treguar se kur gratë konsumojnë kos çdo ditë për 9 javë, kanë më pak inflamacion në organizëm. E ftohura është një reagim inflamator ndaj bakterit. Kosi është ushqim fantastik për t’u konsumuar gjatë të ftohurës dhe jo vetëm.

Ai përmban vitaminë D dhe kalcium që së bashku me zinkun dhe probiotikët ofrojnë ushqyes të rëndësishëm, e ftohura nuk largohet vetëm duke e ngrënë. Kosi funksionon në kombinim me një regjim të shëndetshëm ushqimor. Kosi është i butë dhe i lëngshëm ndaj mund të konsumohet lehtë në rastet e acarimit të fytit apo bllokimit të hundëve.

Ekspertët nënvizojnë që njerëzit e prekur nga e ftohura s’duhet t’i mbajnë shpresat tek kosi si terapia kryesore kundër sëmundjes. Konsulta me mjekun është kryesorja, bashkë me ushqimin e shëndetshëm. /UBT News/

Exit mobile version