UBT News

Kos nga Elbasani: BE vijon financimet në Shqipëri, së shpejti dhe ju pjesë e unionit

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri, ishte sot në qytetin e Elbasanit, ku vizitoi disa qendra që financohen me fondet e BE.

Kos tha se BE do të vazhdojë të financojë projektet në Shqipëri dhe se vendi ka bërë përparim, megjithëse ka ende punë për të bërë dhe i duhen reforma të tjera.

Ajo u shpreh optimiste se nëse punët ecin me këto ritme, mund të arrihet një konkludim deri në fund të vitit 2027, duke theksuar gjithashtu se, nëse ritmet e punës vijojnë me këtë pasion, në Bashkimin Evropian mund të antarësohet dhe Shqipëria, duke rritur numrin e shteteve nga 27 në 28.

Mund të them se Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm. Natyrisht, ka ende shumë punë për të bërë, reforma të tjera janë të nevojshme, por nëse vijon me këtë ritëm, atëherë është e sigurt që do të arrijmë të përfundojmë gjithçka deri në vitin 2027 dhe të ecim përpara sa më shpejt që të jetë e mundur.Dëshiroj të përgëzoj të gjithë qytetarët shqiptarë për gjithçka kanë arritur, por duke vijuar me këtë ritëm pune dhe pasion, shpresoj që Bashkimi Europian të mos mbetet më me 27 shtete anëtare, por të bëhet me 28, pas bashkimit me ne të Shqipërisë”, tha komisionerja.

Po ashtu, ajo vendosi dy verore tradicionale për festën e Verës, duke shprehur besimin se ky simbol mund të sjellë fat për BE-në dhe Shqipërinë.

Më thanë se këto verore sjellin fat, prandaj vura dy, një për Shqipërinë dhe një për Bashkimin Europian, që të jenë fatësjellëse”, tha Kos.

Exit mobile version