Presidenti Ilir Meta, në kuadër të vizitës në Maqedoninë e Veriut, zhvilloi sot një takim me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Meta informoi se në takim u shkëmbyen “vlerësime të vlefshme për zhvillimet në vendet tona, me fokus përshpejtimin e proceseve integruese që mundësojnë çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian”.
“Vlerësuam së bashku se zbatimi i projektit madhor të Korridorit 8-të, do të lidhë më shumë vendet tona dhe do të jetë thelbësor për një të ardhme më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha ai