UBT News

Korfuz: Qindra të evakuuar nga anija që shpërtheu në flakë

Anijet greke dhe italiane nxituan për të evakuuar 290 persona në bordin e një trageti që shpërtheu në flakë pranë Korfuzit në detin Jon, përcjell UBT News.

Euroferry Olympia ishte nisur nga Igumenica në Greqi dhe po shkonte në portin italian të Brindisit kur raportohet se shpërtheu zjarri në një kuvertë.

Kapiteni u kërkoi pasagjerëve dhe ekuipazhit të largoheshin nga anija dhe video tregonte tragetin të përfshirë nga flakët. Sipas disa raporteve të pakonfirmuara, 10 persona ende nuk janë regjistruar.

Trageti po transportonte kryesisht shtetas italianë, tha për agjencinë e lajmeve ANA-MPA guvernatori i ishujve Jon, Rodi Kratsa-Tsagaropoulou.

Roja bregdetare greke tha se 239 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit kishin qenë në traget, në pronësi të firmës italiane Grimaldi Lines. Megjithatë, jo të gjithë u konfirmuan se kishin hipur në varkat e shpëtimit.

Zyrtarët në Korfuz po prisnin ende për të kryer një numërim të plotë. Pasagjerët hipën në varkat e shpëtimit pranë ishullit Ereikousa përpara se të kapeshin nga anijet në zonë. Mësohet se një roje bregdetare italiane që kalonte ishte i pari në vendngjarje.

Një pasagjer me probleme në frymëmarrje është dërguar në spitalin e Korfuzit.

Një tjetër pasagjer tha për mediat greke se disa persona kishin fjetur në automjetet e tyre kur u ngrit alarmi.

Exit mobile version