UBT News

Korenica: Ivanoviq ishte kriminel, pikë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, sot ka deklaruar se politikanit serb, Oliver Ivanoviq ka qenë kriminel.

Korenica ka potencuar se dënimi jo meritor ndaj Ivanoviqit për 9 vjet nga EULEX-i, sipas tij, ka dëshmuar për krimet e tij makabre ndaj shqiptarëve.

“Organizoi vrasjen e shqiptarëve, ushtroi terror ndaj tyre dhe dëbimin e tyre nga trojet tona. Dënimi i tij jo merritor për 9 vjet nga EULEX-i dëshmoi për krimet e tij makabre ndaj shqiptarëve. Ivanoviç ishte kriminel. Pikë. Natyrisht nuk iu përshtat Vucicit dhe për këtë e eliminoi”, ka shkruar Korenica në Facebook.

Më 16 janar, në veri është shënuar 5-vjetori i vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Ndryshe, ish-lideri i Iniciativës Qytetare ‘Liri, demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviq është vrarë më 16 janar 2018 me gjashtë plumba para selisë së partisë në veri të Mitrovicës, ndërsa autorët si dhe urdhërdhënësit e këtij krimi mbeten të panjohur.

Exit mobile version