UBT News

Koreja e Veriut teston një tjetër raketë balistike

Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut (JCS) raportuan se Koreja e Veriut lështoi një tjetër raketë balistike të mërkurën.

JCS tha se raketa me rreze të shkurtër u lëshua nga qyteti perëndimor i Sukchon, në veri të kryeqytetit Pyongyang, dhe fluturoi në të gjithë vendin drejt ujërave jashtë bregut lindor të Veriut.

Javën e kaluar Koreja e Veriut lëshoi dhjetëra raketa, duke thënë se aktiviteti i shtuar është një reagim ndaj një stërvitjeje të madhe ushtarake të kombinuar ajrore të kryer nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut./UBTNews/

Exit mobile version