Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un shpalli fitoren në betejën kundër koronavirusit të ri, duke urdhëruar heqjen e masave maksimale anti-epidemike të vendosura në muajin maj, tha media shtetërore të enjten.
Koreja e Veriut nuk tregoi se sa raste janë të konfirmuara me këtë virus, por që nga 29 korriku nuk ka raportuar asnjë rast të ri të dyshuar, dhe organizatat ndërkombëtare të ndihmës thonë se janë aftësi të kufizuara testimi.
Ndërsa hoqi masat maksimale kundër pandemisë, Kim tha se Koreja e Veriut duhet të mbajë një “barrierë të fortë anti-epidemike dhe të intensifikojë punën anti-epidemike deri në fund të krizës globale shëndetësore”, sipas një raporti nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA.
Analistët thanë se megjithëse Veriu autoritar e ka përdorur pandeminë për të forcuar kontrollet sociale, shpallja e fitores së tij mund të jetë një prelud për rivendosjen e tregtisë së penguar nga bllokimet e kufijve dhe kufizimet e tjera./UBTNews/