UBT News

Koreja e Veriut regjistron gjashtë viktima si pasojë e COVID-19

Screenshot

Koreja e Veriut njoftoi të premten se gjashtë persona kanë vdekur dhe qindra mijëra të tjerë u sëmurën pas përhapjes së COVID-19 në të gjithë vendin, një ditë pasi konfirmoi shpërthimin e COVID-19 te një popullatë kryesisht e pavaksinuar për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Shkalla e vërtetë e shpërthimit të koronavirusit është ende e paqartë, pasi Koreja e Veriut – së cilës i mungojnë mjetet e diagnostikimit të COVID-19 dhe pajisjet e tjera mjekësore – tha se ende nuk e di pse janë përhapur ethet. Por disa ekspertë thonë se shpërthimi mund të shkaktojë pasoja të mëdha sepse infrastruktura e kujdesit shëndetësor të vendit mbetet ende e shkatërruar dhe shumica e 26 milionë banorëve janë të pavaksinuar dhe përballen me kequshqyerje.

Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut tha të premten se më shumë se 350 mijë njerëz janë trajtuar për ethe që u përhapën “në mënyrë shpërthyese” në mbarë vendin që nga fundi i prillit dhe se 162 mijë e 200 prej tyre u shëruan./UBTNews/

Exit mobile version