Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara bën me dije se hakerat nga Koreja e Veriut kanë vjedhur më shumë se 40 milionë euro në kriptomonedha për të financuar dhe zhvilluar programin bërthamor dhe atë raketor.
Sipas këtij raporti të përvitshëm, është vënë re një përshpejtim nga ana e Penianit i testimit të reketave me rreze të shkurtër dhe të gjatë veprimi gjatë muajit maj.
Hetuesit kanë zbuluar se nga sulmet kibernetike janë vjedhur më shumë se 40 milionë euro asete nga viti 2020 deri në mes të 2021 nga 3 pika të shkëmbimit të kriptomonedhave në Amerikë, Europë dhe Azi.
Këto sulme mendohet të jenë pika kryesore e të ardhurave për qeverinë e Kim Jong Un në financimin e programit bërthamor dhe raketor.
Ekspertët shtojnë se Koreja e Veriut gjithashtu vijon përpjekjet për të gjetur teknologji dhe njohuri nga përtej detit për programin bërthamor në mënyrë të paligjshme.
Raporti tashmë i është dorëzuar Komitetit të Këshillit të Sigurisë në OKB për sanksione ndaj Koresë së Veriut.