Ambasadori rus në Kore të Veriut, Alexander Matsegora ka thënë se punëtorët e Koresë së Veriut mund të ndihmojnë në rindërtimin e rajonit të Donbasit në Ukrainë.
Rajoni tani është kryesisht nën kontrollin e forcave ruse dhe të mbështetura nga Rusia pas një beteje të gjatë e cila shkatërroi vendin.
Koreja e Veriut është një nga vendet e pakta në botë që ka njohur të ashtuquajturat Republika Popullore të Donetskut dhe Luhanskut, të cilat janë zona të pushtuara dhe të drejtuara nga separatistët pro-rusë. Si rezultat i kësaj, Ukraina ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Korenë e Veriut./UBTNews/