UBT News

Koreja e Veriut mohon se do t’i shesë armë Rusisë

Koreja e Veriut ka mohuar se ka eksportuar armë apo municione në Rusi – dhe ka fajësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përhapjen e thashethemeve.

“Ne kurrë nuk kemi eksportuar armë apo municione në Rusi më parë dhe nuk planifikojmë t’i eksportojmë ato”, tha zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Byrosë së Përgjithshme të Pajisjeve të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në një deklaratë që u transmetua në median shtetërore KCNA.

Koreja e Veriut dënoi ShBA-në për përhapjen e thashethemeve kundër Koresë së Veriut dhe tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet “ta mbyllin gojën”./UBTNews/

Exit mobile version