Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka hapur një takim kyç të partisë për të diskutuar zhvillimin e bujqësisë, tha media shtetërore të hënën, pas një raporti për mungesa “të rënda” të ushqimit në vendin e izoluar, përcjell UBT News.
Zakonisht mbledhje të tilla thirren vetëm një ose dy herë në vit, por seanca plenare vjen vetëm dy muaj pas një tjetër të ngjajshme, i cili u fokusua edhe në çështjet bujqësore.
Frekuenca e pazakontë e takimeve të fokusuara në bujqësi ka nxitur spekulimet se mund të ketë mungesa serioze ushqimore në Korenë e Veriut.
Ministria e bashkimit të Koresë së Jugut thotë se ka pasur raporte për vdekje nga uria në Veri.
Faqja e monitorimit të Koresë së Veriut 38 North tha se i gjykoi mungesat aktuale të ushqimit në vend si më të këqijat në dekada./UBTNews/