Koreja e Veriut lëshoi tri raketa balistike mëngjesin e të mërkurës, tha ushtria e Koresë së Jugut. Autoritetet në Seul thanë se raketat u hodhën në hapësirën prej më pak se një ore nga zona Sunan në Phenian.
Kjo vjen vetëm një ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden u largua nga rajoni, pasi u zotua se do të forcojë masat për të frenuar Korenë e Veriut.
Koreja e Veriut ka testuar një sërë raketash balistike që nga fillimi i këtij viti. Japonia konfirmoi se të paktën dy raketa u lëshuan të mërkurën, por pranoi se mund të ketë pasur më shumë.
Ministri japonez i Mbrojtjes, Nobuo Kishi tha se raketa e parë fluturoi rreth 300 km (186 milje) me një lartësi maksimale prej rreth 550 km, ndërsa e dyta, duke arritur deri në 50 km, udhëtoi rreth 750 km.
Kishi kritikoi veprimin e Koresë së Veriut, duke e quajtur të papranueshme. Ai shtoi se kjo do të “kërcënojë paqen, stabilitetin dhe sigurinë e Japonisë dhe komunitetit ndërkombëtar”./UBTNews/