Koreja e Veriut ka gjuajtur të paktën një raketë balistike në ujëra jashtë bregut lindor të gadishullit Korean, njoftoi Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut (JCS).
Roja Bregdetare e Japonisë, duke cituar informacione nga Ministria e Mbrojtjes, njoftoi se një predhë, që besohet të jetë një raketë balistike, u lëshua nga Koreja e Veriut dhe fluturoi rreth 1000 kilometra (621 milje) para se të ulej në det.
JCS njoftoi se raketa u lëshua nga zona e Phenianit rreth orës 14:55. me orën lokale të dielën dhe besohet të jetë me rreze të ndërmjetme.
Ushtria e Koresë së Jugut, SHBA-së dhe Japonisë po punojnë së bashku për të analizuar detaje të mëtejshme të raketës./UBTNews/