Qeveria e Koresë së Jugut ka zbuluar një plan për të ndihmuar në parandalimin e vdekjeve të njerëzve të famshëm nga vetëvrasja dhe vdekjet potenciale të njejta të fansave të tyre, transmeton UBT News.
Plani u njoftua të premten, disa ditë pasi Ministria e Arsimit, ajo e Shëndetsisë dhe Mirëqenies, mbajtën një takim të përbashkët për problemin.
Ndonëse tani për tani Koreja po shijon suksesin e K-pop, serialeve dramë televizive dhe filmave artistikë, industria këtë sukses po e arrin përmes një sistemi me presion të lartë ku shkalla e dështimit është tejet e lartë, dhe suksesi vjen me një kontroll intensiv në internet.
Vitet e fundit, disa të famshëm koreanë dhe personalitete të mediave kanë vrarë veten, me arsye që besohet se përfshijnë depresionin, fajin, turpin dhe ngacmimet kibernetike. Vetëvrasja e Jonghyun, anëtar i grupit ‘SHINee’, ishte një nga më të publikuarit e viteve 2017/18.
Pastaj, vetëvrasja e interpretueseve Sulli dhe Goo Hara sollën tronditje të tjera në industri, duke ngritur shqetësimet për shëndetin mendor të yjeve të K-pop.
Plani i parandalimit të vetëvrasjeve synon të eliminoj disa pika në menaxhimin e shëndetit mendor të të famshëmve dhe artistëve koreanë nga agjentët dhe menaxherët.
Parashihet që të rritet numri i konsultimeve psikologjike të kryera nga Agjencia Koreane e Përmbajtjes Kreative (KOCCA) nga 900 këtë vit në 1,300 në 2022.
Shërbimi i shëndetit mendor të vendit do të dërgojë një autobus për të vizituar më shumë aktorë filmash.
Ndërsa shkaku dhe pasojat janë vështirë të vërtetueshme, dihet se fansat që vranë veten u janë referuar formave të njejta të artistëve që admironin, gjerësisht si lëvizja #MeToo ose skandali i ‘The Burning Sun’ i lidhur me Seungri të BigBang.
D. Withawat Siriprachai në vitin 2017, pati shkruar se se ai do të donte që publiku të kuptonte se vetëvrasja e kopjuar është një problem i vërtetë!
Ai gjithashtu kishte shtuar se është vërtetuar shkencërisht se shkalla e vetëvrasjeve rritet ndjeshëm për një periudhë kohe pasi një person i famshëm merr jetën e tij ose të saj./UBTNews