UBT News

Koreja e Jugut shënon sërish shkallën më të ulët të lindshmërisë në botë

Koreja e Jugut ka regjistruar sërish shkallën më të ulët të lindshmërisë në botë. Norma e lindshmërisë ra për herë të parë në më pak se një fëmijë për grua në vitin 2018.

Por sipas shifrave të publikuara të mërkurën, rezulton se niveli ka rënë në 0.81 – tri pikë më pak se një vit më parë. Kjo është hera e gjashtë radhazi që bie niveli i lindshmërisë në Kore të Jugut.

Për dallim nga Koreja e Jugut, në ekonomitë më të përparuara të botës norma mesatare është 1.6 fëmijë.

Vendeve u duhen të paktën dy fëmijë për çift – një normë 2.1 – për të mbajtur të njëjtin numër të banorëve, pa migrim.

Normat e fertilitetit kanë “rënie të dukshme” në gjashtë dekadat e fundit thotë OECD – Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

Por tendenca ka qenë veçanërisht e theksuar në Korenë e Jugut, ku madhësia e familjeve është zvogëluar në harkun e disa brezave. Në fillim të viteve 1970, gratë kishin mesatarisht katër fëmijë.

Rënia e popullsisë shkakton shqetësim për vendin, sepse përveç rritjes së presionit mbi shpenzimet publike, rritet kërkesa për sisteme të kujdesit shëndetësor dhe pensione, bie fuqia punëtore që ndikon automatikisht në ekonomi.

Në vitin 2020, Koreja e Jugut u alarmua pasi për herë të parë regjistroi më shumë vdekje sesa lindje./UBTNews/

Exit mobile version