UBT News

Koreja e Jugut: Për shkak të numrit të madh të personave të varur nga telefonat, semaforët instalohen në tokë

Jo më kot thuhet se problemet moderne, kërkojnë zgjidhje moderne!

Me ardhjen e telefonave inteligjentë, njerëzit po bëhen gjithnjë e më të fiksuar pas telefonave të tyre dhe i kanë sytë të mbërthyer pas ekraneve të vegjël pothuajse gjatë gjithë kohës.

Kjo ndodhë shpesh edhe gjatë kalimit të rrugës. Megjithatë, mund të shkaktojë një rrezik të madh për jetën tuaj, apo të tjerëve. Koreja e Jugut, megjithatë, ka dalë me një zgjidhje moderne për këtë gjë.

Nëse jeni duke përdorur vazhdimisht telefonin tuaj, edhe kur jeni duke kaluar një rrugë, ka mundësi që të humbisni semaforin sepse sytë tuaj janë ngjitur në rrugë.

Për të zgjidhur këtë problem, Koreja e Jugut ka instaluar semaforët në tokë si dhe semaforët tradicionalë në shtylla.

E ndarë në Twitter nga Trung Phan, një video tregon semaforët e ri në një vendkalim zebra.

Për shkak të rritjes së numrit të aksidenteve në vendkalimet e këmbësorëve, semaforët u vendosën për herë të parë në rrugë si pjesë e një projekti provë në vitin 2019.

Ai kishte për qëllim informimin e këmbësorëve se kur është e sigurt të kalojnë rrugën ndërsa ata shikojnë ekranet e tyre, në vend që të shikojnë lart në shtylla.

Sipas The Independant, qeveria e Koresë së Jugut prezantoi gjithashtu një sistem alarmi në të njëjtin vit që dërgon një njoftim në telefonin e një personi nëse ai do të kalojë një rrugë me informacion të drejtpërdrejtë të trafikut.

Shumica e njerëzve e pëlqyen këtë inovacion, e cila po shihet si “zgjidhje”./UBTNews/

Exit mobile version