UBT News

Koreja e Jugut përdor Inteligjencën Artificiale për ta matur liderin Kim Jong Un

Zyrtarët e Koresë së Jugut kanë përdorur inteligjencën artificiale për të vlerësuar peshën e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

“Ai dukej i lodhur me rrathë të errët rreth syve gjatë paraqitjes së tij publike më 16 maj dhe u vlerësua se peshonte mbi 140 kg sipas analizës së Inteligjencës Artificiale”, tha Yoo Sang-bum, një anëtar i komisionit parlamentar të inteligjencës para mediave.

Ai nuk tha detaje se çfarë softuerësh janë përdorur, por tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut besohet se vuan nga një çrregullim i gjumit, duke cituar një raport të inteligjencës.

Lideri trashëgues i gjeneratës së tretë erdhi në pushtet pasi babai i tij Kim Jong Il vdiq në vitin 2011 nga një sulm në zemër./UBTNews/

Exit mobile version