UBT News

Koreja e Jugut lehtëson masat për personat që u vaksinuan kundër COVID-19

Koreja e Jugut do të lehtësojë disa nga masat parandaluese kundër COVID-19 për personat e vaksinuar, përfshirë mbajtjen e maskave, deklaroi kryeministri Kim Boo-kyum të mërkurën.

“Personat që kanë marrë së paku një dozë të vaksinës antiCOVID nuk do të obligohen të mbajnë maska në hapësirat e jashtme dhe nuk do të kenë kufizime tjera duke filluar nga 1 qershori”, deklaroi Kim.

Kurse personave të vaksinuar plotësisht iu lejohet dalja në restorante, kafe dhe pjesëmarrja në dasma.

Duke fillur nga 1 qershori, personave të vaksinuar së paku me një dozë iu lejohen tubimet me më shumë se 8 persona.

Masat antiCOVID pritet të rregullohen në fund të shtatorit në Kore të Jugut, kur më shumë se 70% e popullsisë së vaksinuar pritet të marrin së paku një dozë të vaksinës antiCOVID.

Në Kore të Jugut më shumë se 3.9 milionë banorë kanë marrë dozën e parë dhe më shumë se 1.9 milion banorë janë vaksinuar plotësisht.

Të martën Koreja e Jugut raportoi 707 raste të reja me COVID-19. Që nga fillimi i pandemisë në Kore të Jugut janë regjistruar 137 mijë e 682 raste pozitive me COVID-19, e prej tyre 1 mijë e 940 kanë vdekur./UBTNews

Exit mobile version